Republika e Kosoves

Deçan

Kryetari Ramosaj viziton qendrën e Mirëqenies Sociale

2019/01/16 - 10:03

Pas emërimit të drejtorit të ri në Drejtorinë për Shëndetësi Punë dhe Mirëqenie Sociale z.Musa Berisha , kryetari i komunës bashkë më drejtorin kanë vizituar  Qendrën për  Mirëqenie  Sociale ku nga afër janë  njohur më punën e kësaj qendre të cilat janë të shumta , më stafin punues të kësaj qendre specifikat e tyre , kërkesat për të qen sa më efikas në punë etj.

Si kryetrari Ramosaj po ashtu edhe drejtori i këtij dikasteri shprehën gatishmërinë e tyre që të jen sa më afër këtyre shërbimeve duke ju ofruar kushte akoma më të mira si stafit punues po ashtu edhe qytetarëve të cilët janë të shumtë që frekuentojnë ketë qendër për nevojat e tyre.