Republika e Kosoves

Deçan

Mbahet Mbledhja e Rregullt e Kuvendit të Komunës

2022/06/30 - 7:12

Bazuar në nenin 43.1 dhe nenin e Ligjit për Vetëqeverisje Lokale nr.03/L-040 dhe nenin 39 të Statutit të Komunës së Deçanit, është mbajtur mbledhja e X-të, gjegjësisht mbledhja e VI-të e rregullt e Kuvendit Komunal, nën udhëheqjen e kryesuesit, z.Hajdar Sutaj, në praninë e Kryetarit, drejtorëve, anëtarëve të Kuvendit, zyrtarëve komunal e qytetarëve të interesuar.

Janë shqyrtuar dhe aprovuar për procedim të mëtutjeshëm  këto pika të rendit të ditës:

1.Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;
2.Shqyrtimi dhe miratimi i Kornizës Afatmesme Buxhetore (KAB) 2023-2025;
3.Shqyrtimi i Planit për Komunikim dhe marrëdhënie me publikun në komunë;
4.Themelimi i grupit punues për hartimin e Planit për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore në komunë;
5.Shqyrtimi i Model-Rregullores për organizimin, funksionimin dhe bashkëpunimin e komunave me fshatrat, vendbanimet dhe lagjet urbane;
6.Themelimi i komisionit për zgjedhjen e kryetarëve të Këshillave të Fshatrave;
7.Shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimit të Komisionit për emërim të rrugëve;
8.Njoftim i Grupit punues rreth bisedimeve me menaxhmentin e KRU”Hidrodrini” për situatën
e furnizimit me ujë të pijes dhe kualitetin e ujit të pijes në Komunën e Deçanit;
9.Shqyrtimi i propozimit të Kryetarit për miratimin e Vendimit paraprak për dhënie në shfrytëzim të pronës së paluajtshme të komunës- parcelat nr. 1256-0, nr. 1257-0 dhe nr.4690-0 Zk Deçan dhe formimi i komisionit vlerësues;
10.Formimi i komisionit për ndarjen e bursave të studentëve;
11.Shqyrtimi i kërkesës së Shoqatave të dala nga lufta për mbështetje financiare;
12.Të ndryshme.

Mbledhja e radhës e Kuvendit të Komunës planifikohet të mbahet muajin e ardhshëm.