2022/12/30 - 3:23
Mbledhja e XV-të, gjegjësisht mbledhja e X-të e rregullt e Kuvendit u kryesua nga kryesusi i Kuvendit, z. Hajdar Sutaj. I pranishëm ishte kryetari i Komunës, z.Bashkim Ramosaj, nënkryetari, z.Sami Cacaj, anëtarët e Kuvendit, drejtorë të drejtorive komunale, përfaqësues të OSBE- së, përfaqësues të KFORI-it përfaqësues të “ Gjenocidi në Kosovë plagë e hapur “, zyrtarë komunal.
Për rend dite ishin propozuar këto pika:
1. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;
2. Shqyrtimi dhe miratimi i Listës së përgjithshme të pronave të paluajtshme të komunës dhe listës së veçantë të pronave të paluajtshme të Komunës që planifikohen për dhënie në shfrytëzim gjatë vitit 2023;
3. Shqyrtimi i Planit për menaxhimin e mbeturinave;
4. Shqyrtimi i Planit të veprimit komunal për energji dhe klimë;
5. Shqyrtimi i propozimit të Drejtorisë për SHP për ndryshimin e tarifave në Rregulloren për Menaxhimin e mbeturinave, 01. Nr. I-5, dt. 31. 01. 2019;
6. Caktimi i lokacionit për deponi inerte;
7. Shqyrtimi i Raportit të Planit të Integritetit;
8. Rishqyrtimi i akteve komunale me rekomandim të Ministrisë ( Rregullore 01 Nr. V-6 për shërbimet publike komunale, Vendimin 01 Nr. X-8 për emërimin dhe riemërimin e rrugëve në komunën e Deçanit );
9. Shqyrtimi i raportit të Auditorit të Jashtëm për vitin 2021;
10. Shqyrtimi i Raportit të vlerësimit të dëmeve nga vërshimet;
11. Njoftimi i Kryesuesëve të Komisioneve të kuvendit për punën e tyre ( Komisionit vlerësues për zbatimin e procedurave të dhënies në shfrytëzim të pronës së paluajtshme të komunës, parcela nr. 00429-0 Zk. Deçan, parcela nr. 01098-0 Zk Dranoc, parcela nr. 00736-0 Zk. Rastavicë, parcela nr. 1256-0, nr. 1257-0 dhe nr. 4690-0 zk Deçan, Komisionit për trajtimin e qenve endacak dhe Njoftim nga Kryesuesit e Komisioneve dhe grupeve punuese për hartimin e akteve komunale );
12. Marrja e Vendimit për miratimin e Logos ”Gjenocidi në Kosovë plagë e hapur”;
13. Shqyrtimi i propozimit të DKA- së për ndryshimin e emrit të SHFMU- së në Strellc të Epërm nga SHFMU ”Bajram Curri” në SHFMU ”Haki Povataj”;
14. Të ndryshme.
Pas sugjerimeve për ndryshime në procesverbal, u miratua procesverbali nga mbledhja e kaluar dhe mbledhja vazhdoj me pikat e tjera të rendit të ditës.
Të gjitha pikat e kësaj mbledhje u shqyrtuan dhe miratuan, përveç pikës së 7-të që u largu nga rendi i ditës dhe pika 11-të e cila u propozua për mbledhjen e ardhshme.
Ishte kjo mbledhja e fundit e Kuvendit për këtë vit, ndërsa mbledhja e ardhshme e Kuvendit do të mbahet muajin e ardhshëm.