Republika e Kosoves

Deçan

Mbahet mbledhje e jashtëzakonshme e Asamblesë Komunale në Deçan , kryetari Ramosaj vendimin e gjykatës kushtetues e quan të pa pranueshëm

2019/05/27 - 1:51

Bazuar në nenin 44 të Ligjit për Vetëqeverisje Lokale 03/L-040 dhe nenit 39 të Statutit të Komunës së Deçanit , e udhëhequr nga kryesuesi i Asamblesë Komunale z.Haki Shehja  sot është mbajte mbledhje e jashtëzakonshme më të vetmen  pikë të rendi të ditës :

1.Zbatimi i Vendimit të Gjykatës Kushtetuese dhe pasojat për Zhvillimin Ekonomik të Komunës së Deçanit

Të pranishëm në ketë seancë të jashtëzakonshme ishin i pari i komunës z.Bashkim Ramosaj ,  nënkryetari z.Sami Cacaj, ekzekutiv komunal, asmblesit te të gjitha subjekteve politike, përfaqësues të KFOR-it, OSBE-së, Shoqëri Civile , media dhe qytetarë.

Kryesuesi z.Haki Shahaj ,  tregoi lidhur më qëllimin e kësaj seancë ,për të ia kaluar fjalën  kryetari të  komunës z.Bashkim Ramosaj , ku nder të tjera  tha se tash e 20 vite po përballemi më ketë problem , në ketë seancë të thirrur për sot po e shfaqim edhe pa kënaqësinë tonë për ketë problem ku gjeneza e tij nisë që nga viti 1992  e po na shoqëron edhe sot duke na penguar në zhvillimin e komunës së Deçani. Ky vendim bjenë ndesh më zhvillimin e komunës së Deçanit , sektorin e turizmit, ky vendim e pa mundëson jetën në komunën e Deçanit duke na vra shpresën për te jetuar këtu. Ne kemi filluar më ndërtu  rrugën për në bjeshkë , më ndertu lummin , më elektrifikuar bjeshkët që të ju krijojmë kushte më të mira qytetarëve por si dukët kjo po e  pengon Manastirin.

Kryetari Ramosaj ftoi të gjithë përfaqësuesit e subjeketev politike në  Asamblenë Komunale që bashkë  të dalin me rekomandime të përbashkëta , duke shtuar se jemi të gatshëm të bëjmë zgjidhje e jo të vrasim shpresën e qytetarit.

Në këtë seancë të jashtëzakonshme rekomandimet e tyre i kanë dhën edhe shefat e grupeve parlamentare të z.Rifat Stojkaj –AAK, z.Fatmir Kurmehaj-LDK, z.Mon Selmonaj –PDK, z.Ilir Ferizja –PSD .

Kryetari Ramosaj  propozoi që të formohet një komision-trupë që do të hartoi një dokument më shqetësimet tona që në bazë të këtij dokumenti ti drejtohemi Institucioneve Relevante të Republikës së Kosovës !

Komisioni është ndërtuar prej 7 anëtareve 5 nga Asamblea Komunale dhe 2 nga ekzekutivi :

1.Bashkim Ramosaj – Kryetar i Komunës

2.Leonora Ukëhajdaraj- Ekzekutiv Komunal

3.Florim Mataj –AAK

4.Mehmet Osaj-AAK

5.Fatmir Kurmehaj –LDK

6.Mon Selmonaj –PDK

7.Ilir Ferizaj –PSD

 

Më posht ua sjellim deklaratën  e dt.27.05.2019 nxjerrë nga seanca e jashtëzakonshme

Kjo  dekleratë ju dërgohet :të gjitha Institucioneve Relevante të Republikës së Kosovës !