Republika e Kosoves

Deçan

Mbi 260 hektar me grurë janë korrë në komunën e Deçanit

2020/09/07 - 4:28

Mbi 260 hektarë më grurë janë korrë këtë vit në Komunë e Deçanit , në ketë fushë llogaritët të jetë vit i bereqetshëm kështu tha  drejtori i Bujqësisë z.Rifat Stojkaj. Stojkaj tha se krahasuar më vitin 2019  ku për një hektar më grurë rendimenti ishte  4000 mijë kilogram grurë ketë vit një hektar më grurë ka sjellë rendiment  4500-5000 kilogram. Në ketë sektor jam i kënaqur më vet faktin se edhe fermerët e komunës së Deçanit, tashmë kanë shtuar sipërfaqet e të mbjellurave më grurë nga viti në vit. Krahasuar më vitin 2019 ku kishim  83 fermer tashmë në vitin 2020 në ketë fushë është rritë numri i fermerëve 11 sosh kjo më bën të ndihemi mirë edhe në si sektor i bujqësisë sepse është rritë vetëdijesimi i qytetarëve për të punuar tokat e tyre bujqësore  duke e ditur se sektori i bujqësisë luan  rol të rëndësishëm në të ardhura të ekonomive familjare. Rendimenti i kënaqshëm dhe interesimi fermerëve të komunë së Deçanit na bën edhe në si Drejtori e Bujqësisë më përgjegjës ndaj kësaj kategorie duke nda mjete për subvencionim në vitin e ardhshëm njëkohësisht duke qen më afër  te gjithë fermerëve për te ju ndihmuar në mënyrën e aplikimit ku edhe ketë vit  Ministria e Bujqësisë  do të vazhdojë me subvencionimin e grurit duke përfshi edhe pjesën e grandeve tha Stojkaj.