Republika e Kosoves

Deçan

Më homazhe nderohen Dëshmoret e Kombit të fshatrave Sllup , Hereq dhe Dujakë

2018/04/23 - 2:48

Më homazhe dhe vendosje të kurorave më lule janë përkujtuar dëshmorët e fshatit  fshatit  Sllup Selmon Lokaj ,Tahir Mazrekaj, Beqë Lokaj, Xhemajl Mazrekaj, Imer Lokaj ,Agim Mazrekaj, Hajdar Lokaj ,Bekë Hadergjonaj,Bekim Mazrekaj,dhe Astrit Hadergjonaj të rënë në  kufirin Shqiptaro-Shqiptarë. Homazhe kanë bere i pari i komunës z.Bashkim Ramosaj , nënkryetari z.Sami Cacaj, babai i tre dëshmoreve bacë Hilmi Haradinaj kol.Abdyl Mushkolaj, kryetar të komunave , deputet , zyrtar komuna , familjarë të dëshmorëve invalid dhe veteranë të luftës së UÇK-së, Policia e Kosovës , FSK. Po  sot më homazhe  janë nderuar edhe dëshmoret e fshatrave  Hereq dhe Dujakë të komunë së Gjakovës.

Shefqet Alijaj, Sadik Alijaj,Bekim Alijaja , Hasan Tahiraj , Ukë Shabanaj ,,Hajdar Thaqi, Vehbi Hasanaj , Skender Hajdaraj dhe Gazmend Ramaj nga Hereqi si dhe Veli Noci dhe Blerim Jonuzaj nga Dujaka.

Kujtimi dhe nderimi për dëshmorët e kombit  është kujtim dhe nderim dhe për te gjithë dëshmorët tjerë dhe luftën heroike të UÇK-së .Nderi dhe krenaria  ecën përjetësisht me dëshmoret e kombit dhe lavdin e UÇK-së.