Republika e Kosoves

Deçan

Më një sere aktivitetesh shënohet 11 vjetori Dita e Pavarësisë së Kosovës

2019/02/17 - 3:48

Në këtë ditë të veçantë ë , për të shënuar përvjetorin  e 11 të  shpalljes së Pavarësisë së Kosovës , pra 17 Shkurtin  e vitit 2008 këtë ngjarje të  veçantë dhe njëra  ndër ngjarjet  më të rëndësishme të  historisë sonë kombëtare  nën përkujdesjen e kryetarit të komunës z.Bashkim Ramosaj  në bashkëpunim  më Drejtorin e Kulturës janë mbajte një sër aktivitetësh .

Kësaj ngjarje më rendësi i kanë paparit Homazhe te Shtatorët e Heronjve dhe përmendorja e qytetit në Deçani dhe  Homazhe në Kompleksin Memorial ,,Dëshmorët e Kombit’’ në Gllogjan.

Himazhe kanë bër I pari I komunës z.Bashkim Ramosaj , nënkryetar z.Sami Cacaj, përfaqësues të shoqatve të dal nga lufta e UÇK-së , Kolonel.Abdyl Mushkolaj, asamblesitë , veteran , familjarë të dëshmorëve dhe shumë qytetarë.

Pas homazheve kjo datë është shënuar edhe më një manifestim  në qendër të qytetit ku nder të tjera u tha se për të arritur deri të ky akt madhor i historisë sonë , sakrifikuan shumë e shumë gjenerata , në  përballje më të gjitha format dhe mënyrat më okupatorin .

Ndërsa i pari i komunës z.Bashkim Ramosaj ndër të tjera tha se,, Në datat e shënuara të kombit tonë, si kjo datë e sodit ne kujtojmë me pietet të lartë lavdinë e brezave të tërë, heronjtë, dëshmorët dhe martirët e kombit që u flijuan për atdhe.

Nderojmë sakrificën e brezave të tërë në shërbim të kauzës së shtet ndërtimit, të burgosur politik, invalidë e veteran të ushtrisë çlirimtarë të Kosovës.

Po behën tashmë 20 vite që Kosova është e lirë, sot kremtojmë 11 vjetorin, pikërisht 17 shkurtin e 2008, që kur Kosova shpall pavarësinë e saj.

Kemi shumë arsye të jemi në festë

Por dy janë kryesoret, e para shteti ynë nën udhëheqjen e kryeministrit Ramush Haradinaj po e  forcon subjektivitetin tonë shtetëror me veprimet e drejta te njëpasnjëshme deri te taksa 100% për produktet ndaj atyre që ushtruan gjenocid mbi ketë popull,

dhe e arritura  e fund – vitit ku shteti ynë bëhet me ushtri, ëndërr kjo tashme e bërë realitet ,edhe fal mbështetjes se aleatit tone Shtetet e Bashkuara te Amerikës se.

Sot për nder te kësaj përkrahje ne shenje mirënjohje për mikun tone me te madhe Shtetet e Bashkuara te Amerikës, ne qendër te qytetit zbulohet pllake falënderimi për Gjeneralin Mattis ish sekretarin e mbrojtjes se Amerikës, njeriun qe dha mbështetjen kryesorë për themelimin e Ushtrisë sonë.

Te nderuar te pranishëm ka Ardhë Koha të jemi vetvetja, te jemi me te përkushtuar ndaj shtetit tone, kemi shume shembuj përgjatë historisë sonë qe mund ti marrim si model, se si duhet atdheu, këto modele duhet te na shërbejnë për te na ndriquar rrugëtimin tone drejt ndërtimit te një shteti te dinjitetshëm, një shteti me standardë te kohës një shteti ku te rinjet tone kanë arsye për te qëndruar ne te dhe te lidhen fort për të.

Qytetare te nderuar komuna e Deçanit po ec me hapa te mire drejt zhvillimit te vet, edhe pse ne ketë rrugëtim po përballemi me shume sfida qe padrejtësisht i kanë rene hise kësaj komune duke filluar nga zona e veçante e mbrojtur nga vendimet e gjykatës kushtetues nga ndërtimi i hidrocentraleve, nga ndërtimi i bajpaseve dhe nga shpallja park nacional i pasurisë me te madhe te kësaj komune, por një jam i sigurte te gjitha këto sfida do te përballohen me përkushtimin tone te përbashkët, dhe Deçani do te ketë konceptin e vet zhvillimore, dhe do te jete një nder qytet model ne republikën e Kosovës. Duke ju uruar te gjitha institucionet e nivelit qendror dhe lokal ta kenë çdo dite parasysh moton e këtij 11 vjetori – kosova nderë dhe detyre’’

Komuna e Deçanit konkretisht  Kryetari i komunës z.Bashkim Ramosaj , ka vendosur që ketë vite të ndajë tri mirënjohje të veçanta në 11 vjetorin e Shtet ndërtimit , këto tri mirënjohje  të veçanta ju ndanë  tri organizatave të dala nga lufta të cilat në vazhdimësi ruajnë  vlerat e familjeve të dëshmorëve , invalidëve dhe veterinave të luftës .

  1. Për Kontributin e dhen në ruajtjen e vlerave të UÇK-së  , më mirënjohje të veçante është nderuar   Kryetari  OVL-UÇK-së për Deçan  Kolonel.Abdyl  Mushkolaj
  2. Për kontributin e dhen në shërbim të atdheut dhe në përkushtim ndaj familjeve të dëshmorëve  me mirënjohje është nderuar   kryetari i  shoqatës ë familjeve të dëshmorëve  tashmë në pension  Mic  Muçaj
  3. Për Kontributin e dhëne në ruajtjen e vlerave të UÇK-së me mirënjohje  është nderuar  shoqata së Invalidëve të UÇK-së  në Deçan z.Muharrem Gacaferi

Më pas kjo ditë e shënuar ka vazhduar më një program të pasur Kultur Artistikë ku kanë paformuar emra të njohur

 

të estradës tonë si : Tenori Shkodran Tolaj bashkë më  Shkollën e Muzikës ,,Ardhmëria,, në Deçan , Aktori Rrustem Latifi, Grupi i Rapsodëvë Dervish Shaqa , Zeqë Kuqi , Golden-Ag, Lok Komoni , Durim Malaj etj