Republika e Kosoves

Deçan

Me rastin e ndërrimit të motmoteve, kryetari i Komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj ka uruar të gjithë qytetarët

2018/12/31 - 9:37

Në mesazhin e urimit të kryetarit të Komunës së Deçanit z.Bashkim Ramosaj  thuhet:

“Në emër te të gjitha institucioneve komunale të Deçanit, ju uroj festën e Vitit të Ri, duke ju dëshiruar paqe, mbarësi, mirëqenie, lumturi e harmoni në familjet tuaja në vitin 2019”.

Në  këtë çast kremteje, ne të gjithë duhet të jemi më afër njerëzve që u duhet ndihma, të cilët kanë nevojë për përkrahje, dashuri, dhe kujdes dhe dora e ndihmës për këtë shtresë të qytetarëve tanë duhet të jetë përherë e zgjatur.

Gjithashtu, apeloj tek të gjithë qytetarët e Komunës së Deçanit që të festojnë me kujdes ndërrimin e moteve.

Gëzuar 2019!”