Republika e Kosoves

Deçan

,, Mirë se erdhët bashkatdhetarë’’, Deçani ju mirëpret

2018/07/17 - 11:05

Në përkujdesjen e Komunës së Deçanit Kryetarit z.Bashkim Ramosaj  në bashkëpunim më zyrën e diasporës edhe ketë vit organizohen aktivitete të shumta për nder të ditëve të diasporës me  moton ,, Mirë se erdhët bashkatdhetarë’’, Deçani ju mirëpret.

Aktivitetet mbahen sipas kësaj agjende:

Dt.20 dhe 21 Korrik 2018( Premte dhe e Shtunë)

E Premte – hapja e  Panairit – Verorë  2018 , ora 16:00 në qendër të qytetit të Deçanit .

Dt 21.Korrik 2018 dita e dytë e panairit dhe takimet e kryetarit me afarist nga diaspora .

Dt.25 Korrik ora 10:00 ( Mërkurë ) Salla e Asamblesë Komunale, takim më bashkatdhetarë .

Dt. 26 Korrik ( Enjten )  Dita e  qethave në Bjeshkën e Roshkodolit, nisja nga oborri i Komunës së Deçanit ora 09:00.

Dt. 30 Korrik ( e Hënë )  ora 19:00 në qendër të Deçanit mbahet koncert për nderë të ditëve të diasporës ku do të përformojnë emra të njohur të estradës gjithë shqiptare .

Në kuadër të ditëve të diasporës do të vazhdojnë edhe me aktivitete tjera si promovime librash , takime me bashkatdhetarë , aktivitete sportive etj.

Të gjithë bashkë të bëhemi pjesë e këtyre aktiviteteve në kuadër të ditëve të diasporës

Bashkatdhetarë mirë se erdhët,  Deçanit ju mirëpret!