2021/04/02 - 5:41
Në ketë vendim më tutje thuhet se:
Njoftojmë̈ të gjithë̈ Beltarët e Komunave të Kosovës të cilët do t’i lëvizin bletoret e tyre për në Komunën e Deçanit – Lëvizja e bletëve në kullota:
Sipas Ligjit Nr:02/L-111 mbi bletarinë dhe neni 7 dhe 7.1
– Çdo subjekt që ushtron veprimtarinë e Bletarisë dhe i cili lëviz brenda ose jashtë komunës me bletore duhet të bëjë kërkesë me shkrim në zyrën e Drejtorisë Komunale për Bujqësi së paku 20 ditë para datës së lëvizjes.
Neni.7.2 – Kërkesës duhet t’i bashkëngjitet dhe certifikata veterinare për gjendjen shëndetësore të bletëve dhe raportin për masat e ndërmarra veterinare.
Neni.8 – Drejtoria komunale për Bujqësi pasi të merr mendimin e ekspertit në bashkëpunim me shoqatën e bletarëve, miraton apo refuzon vendosjen e bletores.
Në rast të mos zbatimit të këtyre kritereve që dalin nga Nenet e këtij Ligji, Neni 45 parasheh Dispozita ndëshkuese për bletarë në shumë prej 200 – 2000€.
Këto masa i shërbejnë̈ parandalimit dhe luftimit të sëmundjeve infektive tek bletët.
Ky vendim u be i ditur sot p në një takim të përbashkët mes Drejtorisë Komunale për Bujqësi dhe Shoqatës se Bletarëve te Komunës së Deçanit ku i pranishëm ishte drejtori i BPZHR z.Rifat Stojkaj ,më bashkëpunëtor , kryetari i shoqatës së Bletareve në Deçan z.Haki Tahiruakj dhe një numër i konsiderueshëm i bletarëve të komunës së Deçanit. Ata një zëri u dakorduan që ky vendim të hyn në fuqi nga dita e publikimit dhe i njëjti të zbatohet në përpikëri në mënyrë që të jemi të sigurt e ta ruajmë bletën e komunës tonë duke ju ber me dije secilit që dëshiron te bëj lëvizje më bletoret e tyre brenda territorit të komunës së Deçanit ti plotësoi kriteret e këtij vendimi.
