Republika e Kosoves

Deçan

Ndryshime të reja në ekzekutivin komunal

2019/01/10 - 11:42

Muaji janar sjellë ndryshime në ekzekutivin komunal .Në një takim të  përbashkët më drejtorë të drejtorive komunale Kryetari i Komunës Z.Bashkim Ramosaj, ku i pranishëm ishte edhe nënkryetari Z.Sami Cacaj ka ber të ditur se që nga dt 09.01.2019 në ekzekutivin komunal ka ndryshime sa i përket udhëheqësve të drejtorive komunale .

Në këtë takim beri të ditur se ka nxjerr vendim për emërim të këtyre drejtorëve dhe lirime të atyre që kanë qen të ngarkuar më këtë detyrë.

Z.Musa Berisha – Drejtorë i Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale ku deri më tani ketë dikaster e ka udhëhequr Z.Ibrahim Selmonaj .

Z.Bekim Vishaj –Drejtor i Drejtorisë për Arsim –deri më tani ketë dikaster e ka udhëhequr Z.Qazim Maloku i cili tashmë është emëruar  ushtrues i detyrës në SHFMU,,Lidhja e Prizerenit,, në Deçan

Znj.Leonora Ukëhajdaraj –Drejtoreshë e Drejtorisë  për Kulture , Rini dhe Sporte deri më tani ky dikaster  është udhëhequr nga Z.Faik Doda i cili tashmë është emëruar  Këshilltar për Kulturë , Rini dhe Sporte .

Ndërsa në dikasteret tjera vazhdojnë të udhëhiqen nga drejtorët të cilët kanë qenë të emëruar më deri më tani .

Drejtoria për Zhvillim Ekonomik  udhëhiqet  nga Znj.Fitore Shala , Drejtoria për  Administratë Komunale udhëhiqet nga Z.Jashar Dobra , Drejtoria për Bujqësi Pylltari dhe Zhvillim Rural udhëhiqet nga Z.Nasim Haradinaj , Drejtoria për Gjeodezi Kadastër dhe Pronë  udhëhiqet nga Z.Agron Muslijaj , Drejtoria për Inspeksion udhëhiqet nga z.Halil Tolaj , Drejtoria për Shërbime Publike Mbrojtje dhe Shpëtim Z.Izet Zenuni , Drejtoria për Bungjet dhe Financa nga Z.Agron Demukaj , dhe Drejtoria për Urbanizëm nga Z.Ramë Melaj .

Ndryshe nga ky takim i përbashkët u bë e ditur nga i pari i komunës Z.Bashkim Ramosaj se deri në fund të muajit Janar 2019 priten edhe ndryshime të reja në ekzekutivin komunal, ky ndryshim behët për të sjellë një përformancë më të mirë të institucionit komunal në mënyrë që të jemi sa më afër shërbimit dhe kërkesave të qytetarëve të komunës  së Deçanit .