Republika e Kosoves

Deçan

Në Deçan organizohet testi për Shkallë për klasat e II-ta dhe të VII-ta

2019/05/23 - 3:16

Më organizmin të Drejtorisë Komunale për Arsim në bashkëpunim më Drejtorët e shkollave sot në 18 Shkolla Fillore të Mesme të Ulëta të Komunës së Deçanit, është mbajte testi për shkallën e parë klasa II-të dhe shkalla e tretë klasa e VII-të .

Drejtori i Komunal i Arsimit z.Bekim Vishaj, më bashkëpunëtorë kanë vizituar shkollat në të cilat është mbajte ky test .Vishaj tha se jam jashtëzakonisht i kënaqur më mbarëvajtjen e këtij testi , më gatishmërinë e  Drejtorëve për bashkëpunim në organizim dhe mbajtje të këtij testi për here të parë në nivel  vendi.

Vlen të theksohet se këtij testi  klasat e II-ta ju kanë nënshtruar në lëndët Gjuhë Shqipe dhe Matematikë , ndërsa klasat e VII-ta në gjuhë shqipe, matematikë dhe gjuhë angleze.

Ky test përdorët për vlerësimin e brendshëm të shkollës duke pa të arriturat e nxënësve dhe ngecjet gjatë vitit shkollorë.