Republika e Kosoves

Deçan

Në sallën e Asamblesë Komunale në Deçan është promovuar e librit,, Lot Zemre ’’i autores Mejereme (Shala ) Balaj .

2019/01/06 - 1:46

Të pranishëm në ketë promovim ishin Kryetar i komunës z. Bashkim Ramosaj, Kol.Abdyl Mushkolaj, Familjare të Dëshmorëve , Invalid dhe veteran të luftës së UÇK-së redaktori i librit  z.Zeqir Bekolli, deputetët z.Rasim Selmanaj, znj.Safete Haderxhonaj, z.Shkumbin Demalijaj, njërs të artit dhe kulturës , dashamir të fjalës së shkruar dhe qytetar të shumtë.

Libri ,,Lot Zemre’’ është një përmbledhje me poezi e autores Mejerem Shala Balaj e cila pjesën dërmuese të këtyre vargjeve ia kushtoi birit të sajë dëshmorë , Blerim (Avdi ) Balaj që ra në përballje me forcat pushtuese serbe më 6 janar të vitit 1999 , duke len pas vetës një veprimtari të bujshme atdhetare .Më ketë përmbledhje që mbanë një titull metaforikë autorja pos birit të sajë dëshmorë do ti kushtoi vargje edhe bashkëluftëtarëve të djalit të sajë por edhe gjithë dëshmorëve dhe heronjve .Nënë Mejremja  krahas dhimbjes që shprehë për birin e sajë , ajo për asnjë qastë nuk e fsheh edhe krenarinë për mundësin që pati për të ia falë një djalë trim dhe të guximshëm Kosovës siç ishte Blerimi.

I pari i komunës z.Bashkim Ramosaj ndër të tjera tha se : Blerimit që ishte bashkëluftëtar i yni, bashkudhëtues neper proceset neper te cilat kaloj gjenerata jone, neper demonstrata, ilegalitet e deri te ushtari i atdheut.

E nderuara familje Balaj, nën Mejreme, dhe babë Avdi, ju rritet dhe edukuat një djalë që dinjitetshëm ishte vënë në shërbim të lëvizjeve të asaj kohe për çlirim.

Koha po ikën shpejt dhe Blerimi në kujtesën time mbetet përgjithmonë i ri po aj studenti që e njofta dikur, djaloshi me tipare dhe virtyte tipike të Dukagjinit i heshtur, fjalëpakë por i vendosur në rrugëtimin e tij.

Ne jemi krenare që e patëm shok e bashkëluftëtarë, krenarë na ka bërë gjithmonë emri i tije, pavdekësia e tije, duke u renditur me heronjtë në altarin e lirisë.

Te rënd e patëm udhëtimin, sfidues tej mase, por me burra si Blerimi e me Familje si familja Balaj nga Strellci ne arritëm synimin tone për çlirim.

Çmimi ishte i larte, çmim qe shume nënave ju shkaktoj ,,Lot Zemre’’.

Nënë si Mejremja që dhimbja nuk ua mposhti kurrë krenarinë.

Blerim Avdi Balaj ne 20 vjetorin e rënies tende heroike kur po te kujtojmë me nderim për veprën dhe luftën tende, shteti ynë po qëndron në këmbe, i çliruar tani më edhe me Ushtrinë e Kosovës themeluar nga bashk- luftëtaret tuaj dhe nga komandanti ynë tani kryeministër.

Blerim Lavdi. për jetë dhe mot i pa harruar do te jetë kujtimi për ty

Ne do plakemi me kohë, kurse ti do mbetesh ai djaloshi model për gjeneratat qe vine.

Për librin ,, Lot Zemre,, që i kushtohët Dëshmorti të Kombit Blerim (Avdi) Balaj kanë folur edhe redaktori i Librit z.Zeqir Bekolli, deputete z.Rasim Selmanaj dhe Shkumbim Demalijaj, publicisti z.Ali Gecisi dhe vëllai i dëshmorit z.Jeton Balaj .

Ndërsa është përmbyllur më një monolog nga aktori Deçanaa Avdi Gërvalla

Ky libër  është promovuar  në 20 vjetorin e rënies !