Republika e Kosoves

Deçan

Nga sot ka nisë regjistrimi i fëmijëve në klasën e parë (I) dhe në klasën parafillore! 22 qershor – 10 korrik 2020

2020/06/22 - 1:46

Të gjitha shkollat e Komunës ë Deçanit në koordinim më DKA-në nga sot deri më 10 korrik 2020 kanë nisë regjistrimin e fëmijëvë në klasën e (I) dhe parafillorë .

Shkollat do të organizojnë procesin e regjistrimit të fëmijëve në mënyrë që të mbahet distanca sociale (sipas IKSHPK).

Për shkak të pandemisë rekomandohet që regjistrimi i fëmijëve të bëhet nga prindi / kujdesatri ligjor pa prani të fëmijës.
Dorëzimi i dokumenteve për regjistrim në klasën e parë dhe klasën parafillore bëhet gjatë periudhës së regjistrimit
Secili prind është i obliguar të caktojë termin për regjistrim me shkollën
Shkolla do të publikojë kontaktet e shkollës.