Republika e Kosoves

Deçan

Nisen punimet në rrugën Hulaj – Pobërgjë

2018/06/11 - 3:36

Kryetari i komunës z.Bashkim Ramosaj bashkë më nënkryetarin z.Sami Cacaj , bashkëpunëtor të tjerë si dhe banorët të dy lokaliteteve  Hulaj dhe Pobërgjë kanë nisur punimet për hapjen  e rrugës Hulaj-Pobërgj  në gjatësi mbi 1 kilometër .

Kjo rrugë e cila  ka nisur sot ka një rëndësi të veçante   me vet faktin se ju lehtëson qarkullimin nxënësve të këtij lokaliteti për mbarëvajtje të mësimit sidomos në kohën e vjeshtës dhe të dimërit  nga fshati Hulaj në Pobërgj dhe anasjelltas .Për banorët e këtyre dy lokaliteteve kjo rrugë ka qenë e mirëseardhur dhe një investim i shumëpritur. Ndërsa kryetari i komunës z.Bashkim Ramosaj tha se të gjitha taksat e qytetarëve ju kthehen në investime në infrastrukturë rrugore kanalizim ujësjellës etj, duke investuar sidomos në këto zona ne zbusim sadopak edhe  jetën e këtyre banorëve të kësaj ane.

Ndryshe  punimet e nisura sot do të përfundojnë në afatin kohor sipas kontratës së paraparë dhe është investim i komunë së Deçanit.