Republika e Kosoves

Deçan

Njoftim

2019/01/08 - 2:09

Njoftojmë qytetarët e Komunës së Deçanit se Komuna e Deçanit në bashkëpunim me Ministrinë e Infrastrukturës dhe Kompaninë Infra Plus organizon:

DEBAT PUBLIK

PËR DEFINIMIN E VARIANTIT MË TË FAVORSHËM TË PROJEKTIT TË AUTOSTRADËS ISTOG-PEJË-DEÇAN-GJAKOVË-PRIZREN

 Vendi: Salla e Kuvendit të Komunës së Deçanit

Data:22 Janar 2019 (e marte)

Ora: 14:30

Ftohen qytetarët, Subjektet afariste lokale, Ndërmarrjet publike lokale, Shoqëria civile, Profesionistët lokal të fushave të ndryshme, qytetarët dhe palët tjera të interesit, si dhe të gjithë të interesuarit tjerë që të bëhen pjesë e këtij diskutimi dhe të kontribuojnë me  vërejtjet, sugjerimet, propozimet  dhe rekomandimet e tyre, lidhur me definimin e variantit më të favorshëm të projektit ideor për segmentin e Autostradës që kalon nëpër territorin e Komunës së Deçanit.Pjesëmarrja dhe kontributi juaj në debatin publik do të kontribuon në përzgjedhjen e variantit më të favorshëm që do ti plotësonte kërkesat e qytetarëve të Komunës së Deçanit.