Republika e Kosoves

Deçan

Njoftim për mbledhjen e Asamblesë dt.30.06.2020

2020/06/22 - 3:07

Kuvendi Komunal i Deçanit

01.Nr.VI

Deçan,dt.19.06.2020

Bazuar në nenin 43.1 dhe  nenin të Ligjit për Vetëqeverisje Lokale Nr.03/L-040  dhe nenin 38 të Statutit të Komunës së Deçanit , bëj këtë:

 

F T E S Ë

Ftoheni që të  merrni pjesë në mbledhjen  VI-të të rregullt  të Kuvendit të Komunës së Deçanit, e cila do të mbahet me dt.30.06.2020, e marte në ora 10:00, në Sallën e Kuvendit të Komunës.

Për mbledhje propozoj këtë:

Rend pune:

  1. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e dt.20.05.2020,
  2. Shqyrtimi  dhe miratimi i Kornizës Afatmesme Buxhetore (KAB) 2021-2023,
  3. Shqyrtimi i raportit për aktivitetet e Komunës gjatë kohës së pandemisë COVID-19,
  4. Vlerësimi ekonomik i ndikimit të pandemisë COVID-19
  5. Aprovimi i mjeteve financiare për projektin Zhvillimi i shtegut të ngritjes sportive “Via Ferrata Deçani”, në shumën prej 20,000.00 €,
  6. Ndarja e mjeteve financiare për hapjen dhe mirëmbajtjen e kanaleve të ujitjes në bashkëfinancim me K.R.U.’Drini i Bardhë”, në shumën prej 11,000.00 €,
  7. Shqyrtimi i kërkesës së Këshillit të Bashkësisë Islame në Deçan për ndërtimin e Xhamisë në fshatin Rastavicë, në ngastrën kadastrale nr.P-722-0,
  8. Shqyrtimi i kërkesës së OVL në Deçan dhe marrja e vendimit për  emërimin e vendit  Batalioni Gardist “Shkëlzen Haradinaj”në vendin e rënies të 16 Dëshmorëve në Bjeshkë të Belegut,
  9. Plani i Veprimit për Komunitetet Egjiptian, Ashkali dhe Rom në Komunën e Deçanit 2020-2022,
  10. Të ndryshme.