Republika e Kosoves

Deçan

Njoftim për mbledhjen e KPF-së dt.29.06.2020

2020/06/22 - 3:04

Kuvendi i Komunës së Deçanit

01.Nr.IV

Deçan,dt.19.06.2020

Bazuar në nenin 52  të Ligjit për Vetëqeverisje Lokale Nr.03/L-040 dhe nenin 50 të Statutit të Komunës së Deçanit, bëj këtë:

F T E S Ë

Ftoheni që të merrni pjesë në mbledhjen e IV-të të rregullt të Komitetit për Politikë dhe Financa, që do të mbahet me dt,29.06.2020/e hëne/, në ora 11:00, në Sallën e Konferencave në katin e tretë të Komunës.

 

Për mbledhje propozoj këtë:

Rend pune

  1. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e dt.19.05.2020,
  2. Shqyrtimi i Kornizës Afatmesme Buxhetore (KAB) 2021-2023,
  3. Shqyrtimi i raportit për aktivitetet e Komunës gjatë kohës së pandemisë Covid-19,
  4. Vlerësimi ekonomik i ndikimit të pandemisë COVID-19
  5. Shqyrtimi i propozimit për ndarjen e mjeteve financiare për projektin Zhvillimi i shtegut të ngritjes sportive “Via Ferrata Deçani”, në shumën prej 20,000.00 €,
  6. Propozimi për ndarjen e mjeteve financiare për hapjen dhe mirëmbajtjen e kanaleve të ujitjes në bashkë-financim me K.R.U.’Drini i Bardhë”, në shumën prej 11,000.00 €,
  7. Shqyrtimi i kërkesës së Këshillit të Bashkësisë Islame në Deçan për ndërtimin e Xhamisë në fshatin Rastavicë, në ngastrën kadastrale nr.P-722-0,
  8. Shqyrtimi i kërkesës së OVL në Deçan për  emërimin e vendit  Batalioni Gardist “Shkëlzen Haradinaj”në vendin e rënies të 16 Dëshmorëve në Bjeshkë të Belegut,
  9. Plani i Veprimit për Komunitetet Egjiptian, Ashkali dhe Rom në Komunën e Deçanit 2020-2022,
  10. Shqyrtimi i kërkesave,
  11. Të ndryshme.