Republika e Kosoves

Deçan

Njoftim për mbledhjen IV-të të rregullt të Kuvendit të Komunës së Deçanit, e cila do të mbahet me dt.30.04.2019, e marte në ora 10:00, në sallën e Kuvendit të Komunës.

2019/04/24 - 11:30

Kuvendi Komunal i Deçanit

01.Nr.IV

Deçan,dt.23.04.2019

Bazuar në nenin 43.1 dhe  nenin të Ligjit për Vetëqeverisje Lokale Nr.03/L-040  dhe nenin 38 të Statutit të Komunës së Deçanit , bëj këtë:

F T E S Ë

Ftoheni që të  merrni pjesë në mbledhjen  IV-të të rregullt  të Kuvendit të Komunës së Deçanit, e cila do të mbahet me dt.30.04.2019, e marte në ora 10:00, në sallën e Kuvendit të Komunës.

Për mbledhje propozoj këtë:

Rend pune:

 

  1. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar,
  2. Zëvendësimi i anëtarit të Kuvendit Kastriot Lokaj me delegatin e radhës, Ilir Ferizaj nga subjekti politik Lëvizja Vetëvendosje dhe dhënia e betimit,
  3. Shqyrtimi i raportit analitik të shpenzimeve për vitin 2018,
  4. Shqyrtimi i Projekt-Rregullores Komunale për caktimin e orarit të punës për subjektet afariste në Komunën e Deçanit,
  5. Shfuqizimi i Vendimit 01.Nr.II-2 për caktimin e lokacionit për deponi inerte dhe i

Vendimit 01.Nr.II-3 për caktimin e lokacionit për ndërtimin e objektit të kompanisë komunale të pastrimit “Higjiena”.

  1. Shqyrtimi dhe aprovimi i propozimit për ndarjen e mjeteve financiare për organizimin e Festivalit “Eshkë e Ndezur mbi Shkelzen”,
  2. Të ndryshme.