Republika e Kosoves

Deçan

Njoftim për mediat e shkruara dhe elektronike për dt.24.05.2019

2019/05/23 - 11:31

Deçan 23.05 2019

Të nderuar përfaqësues të mediave të shkruara dhe elektronike , ju njoftojmë se ditën e  premte më 24.05.2019  do të nisin punimet për rregullimin e rrugës kryesoret të qytetit të Deçanit Rrugës së  Qendrës ,konkretisht rrugës ,,Luan Haradinaj ’’ dhe ,,Dëshmoret e Kombit’’.

Në inaugurimin e fillimit të punimeve i pranishëm do të jetë Kryeministri i Republikës së Kosovës z.Ramush Haradinaj , i pari i komunës z.Bashkim Ramosaj , Ministri i Infrastrukturës z.Pal Lekaj .

Fillimi i punimeve behët në ora 10:00 në dalje të qytetit të Deçanit konkretisht  tek pompa e benzinës ,,Agonisi Gas’’

Vlera e projektit të nënshkruar është   5.884.040,40 €, bashkëfinancim mes Komunës së Deçanit  dhe Ministrisë së  Infrastrukturës.

 

Më ketë raste ftojmë përfaqësuesit e mediumit tuja të shkruar dhe  elektronikë që të jen prezent !

 

Zyra për informim KK-Deçan

Adresa: Rr Jashar Salihu, Nr.3  51000, Deçan

Udhëheqësja e zyrës :Yllarta Thaqi

Kontakt: 045120715

Facebook: Komuna e Deçanit dhe Bashkim Ramosaj

http://kk.rks-gov.net/decan/