Republika e Kosoves

Deçan

Numër rekord i aplikimeve për subvencione dhe grante në bujqësi në komunën e Deçanit

2020/09/04 - 5:07

Me 28 gusht ka qenë data e fundit për aplikim për subvencione në bujqësi. Kët vit, ndonëse të përballur me pandeminë e kushtet atmosferike, 723 fermer aplikuan për subvencione. Ky numër, jo vetëm që shënon një rritje prej 18% nga viti 2019 por njëkohësisht përbën një numër rekord për komunën tonë këtë e bëri te ditur Drejtori i Bujqësis në komunën e Deçanit z.Rifat Stojkaj.Ai më tutje tha se kemi shtuar grurin, misrin, pemët dhe perimet. Kemi ndërtuar e rritur kultura bujqësore nga më të ndryshme. Vit pas viti, bujqit në Deçan po rrisin kapacitetet, njohuritë dhe kualitetin e produkteve. Ky numër aplikimesh dhe ky aktivitet bujqësor janë tregues i qartë i një potenciali zhvillimor që çdo ditë e më shumë po shpërfaqet në Deçanin që duam.
Stojka me ket rastë falënderoj dhe përgëzoj fermerët për punën e shkëlqyer si dhe zyrtarët e Drejtorisë së Bujqësisë që tejkaluan vetveten me angazhim dhe punë gjatë gjithë sezonit të aplikimeve duke shtuar se si Drejtori do të vazhdojmë t’u shërbejmë të gjithë fermerëve të komunës sonë dhe të jetësojmë ditë për ditë programin transformues e zhvillimor të Kryetarit të komunës z.Bashkim Ramosaj.