Republika e Kosoves

Deçan

Nxënësve Lorik Ramosaj dhe Andi Dautaj u ndahen mirënjohje për rezultatet në (OMK)2019

2019/03/13 - 11:02

Për rezultatet e treguara në Olimpiadën e XI-të  Matematik e Kosovës (OMK) 2019, në nivel Komune dhe në nivel Republike sot janë nderuar më mirënjohje dy nxënëse të SHMTP,,Tafil Kasumaj,, në Deçan  Lorik Ramosaj dhe Andi Dautaj .

Në një takim të përbashkët ku i pranishëm ishte kryetari i komunës z.Bashkim Ramosaj , Drejtori i DKA-së z.Bekim Vishaj më bashkëpunëtor  , drejtori i SHMTP,,Tafil Kasumaj’’z.Zenel Kasumaj , u vlerësua lartë puna më përkushtim e profesorit të matematikës z.Muharrem Kukalaj, dhe profesorëve tjerë   për të sjellë  rezultat të mirë jo vetëm në lenden e Matematikës por edhe në lëmi të tjera .

Duke ju dëshiruar sukës të mëtutjeshëm kryetari  Ramosaj u zotua se në bashkëpunim më DKA-në  do të jem sa më afër këtyre nxënësve dhe mësimdhënësve të cilët punojmë më përkushtim për të sjell edhe rezultate në  nivel komunal.