Republika e Kosoves

Deçan

Pakujdesia e qytetareve sjell pasoja në djegien e malit në Deçan

2019/03/23 - 8:05

Që nga orët e pasdites së djeshme një zjarre ka përfshi një pjesë të maleve të Deçanit kjo si pasojë e pakujdesisë së qytetarëve të cilët kanë djegur mbeturinat dhe  zjarri është përhapur në male .

Kryetari i komunës z.Bashkim Ramosaj , ju ka bë thirrje  ekipit të zjarrfikësve dhe KFOR-it që të bëjnë të pa mundurën për lokalizimin e këtij zjarri. Këto ekipe deri  në ora 01 pas mesnate kanë qen në vendin e ngjarjes , ndërsa sot gjatë ter ditës bashkë më KFOR-in pa u ndalur janë munduar që ta lokalizojnë zjarrin dhe ta vënë në kontroll. Në orët e mbrëmjes kryetari Ramosaj , duke i falënderuar Ekipet e Zjarrfikësve , KFOR-in, qytetarët vullnetarë dhe Policinë të cilët gjatë ter ditës u munduan që ta lokalizojnë zjarrin tha se u jam mirënjohës ndërsa tha se për shkak të terrenit të vështirë deri atje ku ka depërtuar zjarri këto ekipe e kanë të pa mundur që të depertoin gjatë natës për shkak të sigurisë, ky aksion është ndërpre   për të vazhduar në orët e hershëm të mëngjesit të ditës së nesërme .