Me 19 Gusht 2024, në Qendrën Rinore të Deçanit, u mbajt takimi i parë i buxhetimit me pjesëmarrje me banorët e fshatrave Carrabreg i Epërm dhe Lloqan!
Banorët e këtyre fshatrave kontribuan me idetë dhe propozimet e tyre të vlefshme, bazuar në kriteret për përzgjedhjen e projekteve të përcaktuara nga komuna.
Banorët e fshatrave Carrabreg i Epërm dhe Lloqan, propozuan këto projekte:
1. Bibliotekë dhe Muze në fshatin Carrabreg i Epërm;
2. Qendra e fshatit Lloqan – Restaurimi i Shtëpisë së Kulturës dhe parkut përreth;
3. Mbuloja e fushës sportive në fshatin Carrabreg i Epërm;
4. Rregullimi i shtratit të lumit në fshatin Lloqan;
5. Digat në fshatin Lloqan;
6. Kanalizmet në Lloqan;
7. Trotuarët nga Carrabregu i Epërm deri në Drenoc;
Takimi i dytë i buxhetimit me pjesëmarrje i mbështetur nga Aktiviteti i USAID “Kontrata Sociale”, do të mbahet në Qendrën Rinore, me 23 Gusht, nga ora 18:00, me ç’rast banorët e fshatrave Carrabreg i Epërm dhe Lloqan, do të votojnë dhe përzgjedhin projektin më të mirë.
Me këtë rast, Komuna e Deçanit i fton banorët e këtyre lokaliteteve t’i shpërndajnë propozimet për të cilat pritet të votohet këtë javë dhe projekti fitues do të financohet nga buxheti i komunës në shumën prej 35 mijë euro.