Republika e Kosoves

Deçan

Policia është populli – populli është policia

2019/02/06 - 1:53

Të dashur qytetarë të gjithë jeni në dijeni mbi shtimin e veprave penale “Grabitje me armë zjarri” që ka përfshi pothuaj mbarë shtetin e Kosovës, në këtë qështje nuk është imun as Rajoni i Pejës, ku pothuaj ç’do ditë po ndodhinë raste duke grabitur Banka, Institucione mikro-financiare biznese të mëdha, bastore, por edhe dyqane tjera.
Raste të tilla kanë ndodhur edhe në zonën tone e Deçanit.
Në suaza kompetence nga data 04.02.2019, me qellim të ruajtjes së pasurisë shtetërorë dhe asaj private, kam marrë vendim që zyrtarët policor në të gjitha ndërrimet ditore 24/7 të dalin në detyrë më armë të gjata.
Ky vendim është marrë me qellim që qytetari të ndjehet më I sigurt për jetë dhe pasurinë personale kështu thuhet në njoftimin e lëshuar nga Tog.Nysret Xhurkaj , komandant i Stacionit Policor në Deçan .
Ne do të jemi afër jush , për sigurinë tuaj , sepse qytetarët e vendit tim janë të shenjtë për mua, do të vazhdon të na përcjell moto ,, Policia është populli – populli është policia ’’