Republika e Kosoves

Deçan

Projektet në përfundim e sipër në Komunën e Deçanit

2023/03/13 - 9:30

Jemi në fazën përfundimtare të ndërtimit të Qendrës së Trashëgimisë Kulturore – Kolonisë së Artistëve dhe Qendrës Rinore.
Projekte këto të rëndësisë së veçantë për konceptin e zhvillimit të komunës së Deçanit, sidomos në sektorin e turizmit dhe të trashëgimisë historike dhe natyrore.
Vende ku të rinjtë në komunën tonë do të ndjehen të lirë të ndjekin ëndrrën e tyre, të ndjehen të përkrahur, një vend ku do të tregohet kultura dhe tradita jonë si popull!