Republika e Kosoves

Deçan

Qeverisja lokale me theks të veçantë Komuna e Deçanit, ishte ligjërata që mbajti në kolegjin AAB kryetari Ramosaj

2018/04/19 - 3:52

Në kuadër të ciklit të “Debateve për Qeverisjen Lokale në Kosovë” që po mbahen në Kolegjin AAB, kryetari i Komunës  z.Bashkim Ramosaj , mbajti një ligjëratë për studentët kampusit të Gjakovës. Me këtë rast, Prorektori  z.Hasan Saliu  e falënderoi kryetarin Ramosaj, për gatishmërinë dhe kohën që ka ndarë për të qenë bashkë me studentët, që të diskutojë çështjet të cilat janë edhe në interes të dyanshëm.

Kryetari Ramosaj në  këtë ligjëratë para studentëve të Kolegjit AAB, foli për konceptin e ri të qeverisjes lokale, për menaxhimin e buxhetit, për projektet që është duke i realizuar në të gjitha sektorët pas marrjes së mandatit, për shërbimet publike dhe administrative të komunës si dhe për tematika të tjera që kanë të bëjnë me qeverisjen lokale .Kryetrari Ramosaj para studentëve tregoi për sfidat të cilat përballët komuna e Deçanit lidhur më realizimin e projekteve që kanë të bëjnë më infrastrukturën rrugore në  zonën e mbrojtur, për projekte të cilat do të rrisin zhvillimin e turizmit në komunë e Deçanit etj.Në fund të kësaj ligjërate  studentët e Kolegjit AAB parashtruan pyetje të cilave iu përgjigj kryetari Ramosaj.
Prof .Petrit Bushi, tha se debate të tilla për kolegjin AAB dhe studentët të cilët përgatiten për tregun e punë janë të mirëseardhura .Dijet teorike që ju i merrni në ligjërata dhe ato që i lexoni në libra më së miri kombinohen në proces edhe të ndërtimit të shkathtësive.