Republika e Kosoves

Deçan

Ramosaj takon përfaqësuesit e kompanive të cilët kanë qasje në infrastrukturën nëntokësorë në qytetin e Deçanit

2019/01/11 - 2:26

Kryetari i komunës z.Bashkim Ramosaj , nënkryetari z.Sami Cacaj , Drejtori i Urbanizmit z.Ramë Melaj, kanë pritur në takim përfaqësues të kompanive të cilët kanë qasje në infrastrukturën nëntokësorë në qytetin e Deçanit  konkretisht në rrugët ,,Luan Haradinaj, dhe ,,Dëshmorët e Kombit ,,.

Gjatë këtij takimi është diskutuar për krijimin e kushteve te të gjithë operatorëve ekonomikë gjatë punës në implementimin projektit për zgjerimin e qendrës së qytetit dhe të rrugëve të lartcekura. Ky projekt do të nisë më fillimin pranverës andaj është e domosdoshme që bashkë të koordinohemi për të gjitha detajet tha nder të tjera i pari i komunës z.Bashkim Ramosaj .