Republika e Kosoves

Deçan

Sot, është bërë hapja e shqyrtimit publik për Planin Zhvillimor Komunal 2024-2032

2024/06/25 - 11:27

Sot, është bërë hapja e shqyrtimit publik për Planin Zhvillimor Komunal 2024-2032, siç ka qenë e parashikuar në njoftimin paraparak.
Në takim morën pjesë drejtorët e Drejtorive Komunale, zyrtarë komunal, kryetarët e Këshillave Lokale, drejtorët e shkollave, arkitektë dhe qytetarë të shumtë.
Hapjen e takimit e bëri drejtori i Urbanizmit, z. Ramë Melaj.
Prezantimi i dokumentit u bë nga Ark. Urb. Modest Gashi dhe Shkelzen Shehu. Në takim pati pyetje të natyrave të ndryshme nga qytetarët për të cilat kanë dhënë përgjigje personat në fjalë.
Dita e II-të e takimeve është nesër, me dt.25.06.2024 me qytetarët nga:
-Deçani në ora 10:00, në Sallën e Kuvendit Komunal;
-Carrabregu i Ulët, Ledina, në ora 13:00 në SH.F.M.U “Lidhja e Prizrenit”;
-Carrabregu i Epërm, në ora 15:00 në SH.F.M.U “Lidhja e Prizrenit”.
Rikujtojmë qytetarët se dokumentin mund ta gjeni në linkun: Plani-Zhvillimor-i-Komunes-PZHK-2024-2032.pdf (rks-gov.net)
Gjithë të interesuarit mund të japin komente, vërejtje, sugjerime, të cilat do të shqyrtohen me profesionalizëm dhe korrektësi. Komentet mund të dorëzohen zyrtarisht në mënyrë fizike në Drejtorinë për Urbanizëm, Planifikim Hapësinor dhe Mbrojtje të Mjedisit ose përmes formës elektronike në e-mail Urbanizmi.Decani@rks-gov.net.