Republika e Kosoves

Deçan

Sot SHFMU,,Lidhja e Prizerenit,, shënoi 109 vjetorin e themelimit

2018/06/08 - 3:44

Në këtë festë mori pjesë Kryetari i Komunës, z.Bashkim Ramosaj,  nënkryetari z.Sami Cacaj , drejtori I DKA-së z.Qazim Maloku ,drejtor shkollash , nxënës dhe mësimdhënës .

Festa e Ditës së shkollës u hap me një fjalë rasti nga Drejtori i shkollës, z.Betim Qorraj i cili foli rreth historikut dhe sukseseve të shkollës.

Ndërsa kryetari i komunës z.Bashkim Ramosaj tha se kjo shkollë e cila ka edukuar breza të ter edhe e cila aktualisht numëron 1000 mijë nxënës së shpejti do të ketë edhe objektin e ri i cili do të jetë konformë standardeve të kohës  ketë do ta shikojmë në koordinim më qeverinë Haradinaj që të ndajnë mjete e nevojshme për ndërtimin një shkolle të re .Duke i përgëzuar për punën e pa lodhshëm dhe sukseset në mësim Ramosaj u zotua se institucioni komunal do të jetë mbështetës i vazhdueshëm i këtij tempulli të dijës.

Në ketë ditë të shënuar për nxënësit dhe mësimdhënësit më të mirë u ndan edhe mirënjohje po ashtu u shfaqë një program i pasur kulturorë ku  me këngë, valle dhe recitale u përmbyll festa e Ditës së shkollës.