Republika e Kosoves

Deçan

Sot, u inaugurua një shteg i ri i mrekullueshëm që lidh zonën e qytetit të Deçanit me Bjeshkën e Madhe në kuadër të shtegut Via Dinarica

2024/09/16 - 11:27

Sot, u inaugurua një shteg i ri i mrekullueshëm që lidh zonën e qytetit të Deçanit me Bjeshkën e Madhe në kuadër të shtegut Via Dinarica, duke çuar drejt Liqenit të Zemrës. Ky shteg i ri ofron pamje mahnitëse të peisazheve malore unike për nga bukuria!
Komuna e Deçanit, në kuadër të Drejtorisë për Ekonomi dhe Zhvillim, po punojnë për të zhvilluar këto bukuri natyrore në mënyrë të qëndrueshme, duke krijuar mundësi të reja për turizëm, rekreacion dhe eksplorim të natyrës.
Inaugurimi i shtegut është rezultat i punës së palodhshme të Kryetarit Ramosaj, Drejtorit Demhasaj dhe ekipit të Visit Deçanit, si dhe përkrahjes së Ojq-ve që merren me aktivitete të turizmit si: Marijashi, Shkëlzen Haradinaj, Happy Trails dhe Klubin Alpin nga Gjilani për kontributin e çmuar në promovimin e turizmit në Deçan!
Në këtë mënyrë, Deçani po shpalos potencialin e saj të madh turistik, duke krijuar mundësi të reja për zhvillim ekonomik dhe social.