Republika e Kosoves

Deçan

Takim përshëndetës më Drejtorin e Arsimit pas lirimit nga detyra

2019/01/08 - 2:51

Sot pas lirimit nga detyra të drejtorit të Arsimit të z.Qazim Maloku në Sallën e Asamblesë komunale u mbajt një tubim përshëndetës nga vet drejtori në largim, ku të pranishëm ishin Kryetari i komunës z Bashkim Ramosaj, nënkryetari z.Sami Cacaj, drejtorë komunal dhe punëtoret e administratës komunale.  z.Qazim Maloku iu drejtua të pranishmëve me fjalë falënderuesë për punën dhe angazhimin e përbashkët për këto 9 vite në shërbim të arsimit dhe mirëqenjes së qytetarëve të komunë së Deçanit.

Më ketë rast edhe kryetari i komunës z.Bashkim Ramosaj tha se puna dhe angazhimi i drejtorit Maloku,ishin në nivelin e duhur në kryerjen e detyrë së tij si Drejtor i Arsimit për 9 vite .

z.Maloku u zëvendësua nga z.Bekim Vishaj, përderisa ai po shkon si ushtrues detyre i drejtorit në SHFMU “Lidhja e Prizrenit” në Deçan.