Republika e Kosoves

Deçan

TAKIMI I KËSHILLIT KOMUNAL PËR SIGURI NË BASHKËSI

2020/07/03 - 3:14

Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi në komunën e Deçanit ka mbajtur takimin e radhës, për të diskutuar gjendjen e përgjithshme në komunitet në aspektin e sigurisë, zhvillimit dhe shëndetësisë, angazhimet e shtabit emergjent pavarësisht që komuna e Deçanit ka kaluar mirë tre mujorshin e parë të pandemisë COVID-19 më vetëm 3 raste kontakti dhe aktualisht situate është e mirë pa asnjë rast.
Për këtë takim ishte parapa ky rend pune:
1.Çështja e sigurisë në Komunën e Deçanit dhe meaxhimi i situatës më COVID-19
2.Mungesa e ujit të pijës (keqperdorimi)
3.Të ndryshme
Takimin e hapi i pari i komunës z.Bashkim Ramosaj , duke i falënderuar fillimisht policinë e Kosovës për punën më përkushtim gjatë këtyre ditëve, shtabin emergjent komunal, QKMF-në , organizatat që kanë ndihmuar në një mënyrë apo tjetrën qytetarët të cilët kanë tregu një pjekuri të në këto ditë të vështira që kemi kaluar dhe po vazhdojmë akoma të jemi në një situat të tillë.
Në ketë takim foli edhe Komandanti i Policisë në Deçan, Kapiten.Faik Jahmurataj i cili e falënderoi institucionin komunal për bashkëpunimin e mirë në këto ditë ndërsa sa i përket çështjes së sigurisë tha se situate është e qetë pa ndonjë raste për tu veçuar.
Nga ankesat e qytetarëve për mungesë të ujit të pijes gjatë këtij takimi zyrtari i ndërmarrjes regjionale ,,HIDRODRINI’’ në Deçan z.Petrit Januzaj tha se uj ka të mjaftueshëm por keqpërdorimet tije janë shumë të mëdha sa që situata po del jashtë kontrolle ku një pjesë e qytetarëve kohë pas kohe mbesin edhe pa ujë dhe ne një mënyrë kanë të drejt edhe të ankohen.
Nga ky takim dolën më këto rekomandime:
U kërkua nga qytetarët , bizneset dhe restorantet që në bazë të udhëzimit të dt.01.07.2020, ti përmbahen rregullave duke përdoruar maskat dhe ruajt distancën në mënyrë që bashkë të ruajnë shëndetin e tyre dhe shëndetin e të tjerëve.
Ndërsa nga ky takim u bë apel për qytetarët që të mos e keqpërdorin ujin e pijes sepse uj ka të mjaftueshëm për të gjithë në të kundërtën jemi të detyruar që të marrim masa ndeshkuese më inspektoratin komunal dhe policinë për ata që keqpërdorin ujin e pijes .