2022/07/04 - 12:07
U mbajt takimi konsultativ i Këshillit të Drejtorëve, nën udhëheqjen e kryetarit, z.Bashkim Ramosaj, ku u diskutua për tema me rëndësi për komunën tonë.
U diskutua për pritjen dhe aktivitetet që do t’i ndërmarrim për bashkëvendasit tonë që do të vijnë nga diaspora. U fol edhe për punët në bujqësi meqë jemi në kohën e korrje-fshirjeve.
Pati edhe diskutime tjera për punët e përditshme që zhvillohen në komunë.
Takimi i rregullt i radhës do të mbahet javën e ardhshme.