Republika e Kosoves

Deçan

Takimi konsultativ i Këshillit të Drejtorëve

2020/06/22 - 10:56

Kryetari i Komunës së Deçanit z.Bashkim Ramosaj ,udhëhoqi takimin konsultativ të Këshillit të Drejtorëve, ku u diskutua për çështje të ndryshme.

Kryetari Ramosaj theksoj se duhet të zbatohen rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës, sepse ditëve të fundit është shtuar numri i rasteve me COVID-19, prandaj këto ditë Komuna e Deçanit nga sot do të punojë me staf të reduktuar deri më një vendim të ri.

Gjatë takimit u diskutua për mbledhjen e radhës të Kuvendit Komunal të Deçanit, aktivitetet e prokurimit, takimin publik me qytetarë etj.

Takimi i radhës i Këshillit të Drejtorëve do të mbahet javën e ardhshme.