Republika e Kosoves

Deçan

Takimi konsultativ i Këshillit të Drejtorëve

2020/06/29 - 10:56

Kryetari i Komunës së Deçanit z.Bashkim Ramosaj ,udhëhoqi takimin konsultativ të Këshillit të Drejtorëve, ku u diskutua për çështje të ndryshme.
Kryetari Ramosaj theksoj se duhet të zbatohen rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës, sepse ditëve të fundit është shtuar numri i rasteve me COVID-19, prandaj duhet të jetë kujdesi maksimal në mënyrë që të ruajmë shëndetin tonë të familjarëve dhe shoqërisë .

Komuna e Deçanit vazhdon të punoi më staf të reduktuar deri në një vendim të ri. Gjatë këtij takimi u diskutua edhe për mbledhjen e KPF-së e cila mbahet sot dhe për mbledhjen e Asamblesë Komunale po ashtu edhe për aktivitete  e prokurimit etj . Takimi i radhës i Këshillit të Drejtorëve do të mbahet javën e ardhshme !