Republika e Kosoves

Deçan

Të gjitha rrugët e komunës së Deçanit janë të kalueshme

2019/01/09 - 3:26

Reshjet e borës në Kosovë kanë bërë që të vështirësohet qarkullimi nëpër disa rrugë magjistrale dhe rajonale të vendit tonë.

Në komunën e Deçanit të gjitha rrugët janë të kalueshme ketë e bëri të ditur Drejtori për  Shërbime Publike Mbrojtje dhe Shpëtim z.Izet Zenuni  .

Zenuni tregon se që nga orët e hershëm të megjesit kompania e kontraktuar për mirëmbajtje të rrugëve në komunën e Deçanit  ,,Lika Trade,,  është dukë ber largimin borës në të gjitha rrugët kryesorë  ndërsa është dukë punuar që të largoi dëborën edhe nëpër rrugët e fshatrave sidomos në regjionin e Vokshit atje ku ka reshje më të mëdha të borës.

Ne orët e pasdites do të behët largimi i borës neper fshatra në rrugët kryesore dhe dytësore po ashtu do të hedhet edhe sasi e kripës aty ku është e nevojshme. Qarkullimi i automjeteve është  normal përkundër vështirësive të vogla por në ketë rast luten qytetarët që të mos dalin në rrugë pa pajisje dimërore.

Brenda kësaj ditë nuk kemi pas asnjë aksident  në komunikacion