Republika e Kosoves

Deçan

“Të kujdesemi së bashku për Deçanin ekologjik”

2018/09/13 - 10:40

Kryetari i komunës z. Bashkim Ramosaj fton qytetarët e komunës së Deçanit: bizneset private, shoqërinë civile, firmat ndërtimore, grupet fetare, rinore, institucionet publike dhe private që t’i bashkohen aksionit për largimin e mbeturinave.

Me  moton “Ta pastrojmë Deçanin”  të shtunën më dt. 15.09-15.12.2018, se vetëm duke mbajtur të pastër ambientin, rrisim kualitetin e jetës së qytetarëve Deçanas dhe krijojmë një imazh të mirë për Deçanin qytet ekologjikë.

Komuna e Deçanit: mbështetë Vendimin e Qeverisë më Nr.03/58  të datës: 24.07.2018  dhe i bashkohet aksionit për largimin e mbeturinave në 30 komuna të Kosovës, që është organizuar nga iniciativa “Ta pastrojmë Kosovën”

Aktiviteti organizohet sipas kësaj agjende:

 Aksioni Fillon nga Oborri i Komunës në ora Ora 10:00 h

 10:00 –11:45h  Rruga e “Dëshmorët e  Kombi”, Rruga “Luan Haradinaj”, Sheshi “Mentor Tolaj” Rruga “Sali Çeku”, Rruga e “UÇK-së”, rruga “Haki Povataj”, dhe Rruga “Manastirit”.

Ora 12:00h -Tek Uji i Thartë “Gushavci’’

Ora 10:00- 13:00h  nga stafi punues  i institucioneve publike: Qendrat e Mjekësive Familjare, Shkollat,  Kompanitë private, bizneset,  e bëjnë pastrimin mbeturinave në hapësirat rrethuese të tyre etj.

Këtij aksioni i bashkohet kryetari i komunës z. Bashkim Ramosaj,   Kompania Komunale e Pastrimit “Higjiena” bizneset private, firmat ndërtimore,  OJQ-të, qytetarët e interesuar që dëshirojnë të kenë një ambient të pastër .

Aksioni për pastrimin e deponive ilegale të mbeturinave do të vazhdoj sipas planit vepruese nga data 15 shtator -15 dhjetor 2018.

Ftojmë përfaqësuesit e mediave të shkruara dhe elektronikë që të jenë prezentë !

Koordinatori Lokal i Task Forcës – Xheladin Malaj:-tel 044 213-076

Zyra për informim Komuna e Deçan

Udhëheqësja e zyrës: Yllarta Thaqi- tel: 045-120-705