Republika e Kosoves

Deçan

Të rralla janë qytetet që kanë fatin e Deçanit më një pozitë të mirë gjeografike , më bjeshkë të nalta e me ujë të bollshëm

2019/06/13 - 12:05

Komuna e Deçanit ka pozitë të mirë gjeografike, shtrihet në pjesën perëndimore të Kosovës dhe të Rrafshit të Dukagjinit, me 37 fshatra , me 40.954 banorë dhe me Qendër Administrative në Qytetin e Deçanit. Ka një sipërfaqe prej 288.40 km2 ose 28.840 ha, ku janë:

Territori përbëhet nga:

Në kufirin kadastral kufizohet me:

Bjeshkët -Alpet Shqiptare shtrihen në pjesën perëndimore të Komunës së Deçanit.

Nga lumenjtë kryesor duhet veçuar, Lumëbardhin e Deçanit, dhe Lumbardhin e Lloqanit. Këta dy lumenj burojnë në pjesët më të larta të Bjeshkëve tona.

Në mbarim të Grykës së Deçanit, gjegjësisht në afërsi të Manastirit të Deçanit, gjendët një burim i ujit mineral.

Deçani ka klimë kontinentale me dimra të gjatë, në ultësira vërehet prania e ndikimit të klimës mediterane.

Bjeshkët tona janë më një florë dhe faunë të pasur dhe vlen për të veçuar llojet e drurëve halor dhe gjetherënës siç janë: Pishat, gështenjat që janë të përhapura në gjithë brezin e malor.

Komuna e Deçanit ndahet në katër zona turistike: Zona turistike e qytetit të Deçanit më rrethinë; Zona turistike e Grykës së Deçanit: Bjeshka e Deçanit, e Roshkodolit, Pleqja, Bjeshka e Baballoqit, e Belegut etj. Zona turistike e Grykës së Lloqanit, Zona turistike e Bjeshkëve të Strellcit.

Resurset e shumta natyrore si dhe vlerat trashëgimisë kulturore, i mundësojnë komunës së Deçanit zhvillim ekonomik, në veçanti zhvillimin e sektorit të turizmit dhe të bujqësisë.

Komuna e Deçanit lirisht mund të quhet komunë më fat ku tashmë Gradualisht jemi duke krijuar një infrastrukturë të mirë rrugore edhe në Bjeshkët tona për të  rritur zhvillimin e Turizmit dhe perspektivën e banorëve të komunë së Deçanit .

Tashmë kur janë përfunduar mbi 15 kilometra asfaltim të rrugës Deçan-Plavë , jemi duke vazhduar më pjesën tjetër të kësaj rrugë e cila është arteria kryesore e zhvillimit të komunës tonë por edhe qasje më e lehtë më Malin e Zi.

Po ashtu falë punës më përkushtim të kryetarit të Komunës z.Bashkim Ramosaj , qeverisjes Haradinaj , njëkohësisht edhe gatishmërisë së plotë të Ministrit të Infrastrukturës z.Pal Lekaj komuna e Deçanit tashmë posedon edhe  projektin më kapital, projekt i cili Deçanin e bën adresën më të madhe të turizmit në rajon. Ky projekt është hartuar nga Instituti Urbanistik i Zagrebit, në vitin 1978!

Ministri Lekaj është zotuar se ky projekt gjigand që tashmë i është dorëzuar nga vet Ministri  kryetarit Ramosaj, do të jetë një qendër Turizmit në bjeshkën e Belegut më një infrastrukturë të mirë , qendër turistike që destinim ka jo vetëm për  Komunën e Deçanit por për ter Kosovën dhe   rajonin apo mund të themi lirisht për mbi 5 milion banorë që mund ta shfrytëzojnë këtë qendër skijimi njëkohësisht të shijojnë këto bukuri natyrore në 4 stinët e vitit .