Republika e Kosoves

Deçan

Thirrje publike për subvencionim me mjete financiare për NMVM nga ana e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë

2020/07/02 - 2:56

Me qëllim të zvogëlimit të deficitit tregtar dhe përmirësimit të kapaciteteve prodhuese të ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme (NMVM), rritjen e investimeve, të eksportit, konkurrueshmërisë dhe hapjen e vendeve të reja të punës, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, përmes Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA) shpallë:

              Thirrje publike për subvencionim me mjete financiare për NMVM

Bazuar në Udhëzimin Administrativ (MTI) nr. 01/2018 për ndarjen e mjeteve financiare nga kategoria ekonomike e subvencioneve dhe transfereve, dhe me qëllim të ngritjes së kapaciteteve prodhuese, shpallim thirrje të hapur për përkrahjen e ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme për blerjen e makinerisë prodhuese/përpunuese.

MTI/KIESA do të mbështes në subvencionim me mjete financiare ndërmarrjet sipas kategorive të tyre, si në vijim:

– Për ndërmarrjet mikro (të punësuar 1 deri 9 punëtor), vlera totale e granateve do te jetë 250,000.00 EURO. Vlera maksimale që mund të përfitoj një ndërmarrje mikro është deri në 75% e vlerës së makinerisë ose në vlerë financiare maksimumi deri në 15,000.00 EURO;

– Për ndërmarrjet e vogla (të punësuar 10 deri 49 punëtor), vlera totale e granateve do të jetë 150,000.00 EURO. Vlera maksimale që mund të përfitoj një ndërmarrje e vogël është deri në 50% e vlerës së makinerisë ose në vlerë financiare maksimumi deri në 30,000.00 EURO;

– Për ndërmarrjet e mesme (të punësuar 50 deri 249 punëtor), vlera totale e granateve do te jetë 100,000.00 EURO. Vlera maksimale që mund të përfitoj një ndërmarrje e mesme është deri në 50 % e vlerës së makinerisë ose në vlerë financiare maksimumi deri në 50,000.00 EURO.

Për më shumë kliko në linkun më poshtë

http://kiesa.rks-gov.net/page.aspx?id=1,134,463