Republika e Kosoves

Deçan

U Mbajt Mbledhja e VIII-të e Kuvendit Komunal

2024/09/26 - 6:58

✅ Në mbledhjen e sotme të Kuvendit Komunal, u miratua buxheti për vitin 2025 me 14 vota për, 9 kundër dhe 0 abstenime.
Mbledhjen e udhëheqi kryesusi z. Hajdar Sutaj. Të pranishëm ishin Kryetari i Komunës, z. Bashkim Ramosaj, drejtorët e drejtorive komunale, zyetarë komunal, përfaqësuesit e OABE-së.
Ne këtë mbledhje u diskuta për këto pika:
1. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;
2. Shqyrtimi i Buxhetit për vitet 2025-2027;
3. Raporti gjashtëmujor i Kryetarit të Komunës;
4. Shqyertimi i raportit gjashtëmujor të Komitetit të Komuniteteve;
5. Shqyrtimi i Raportit të vlerësimit të dëmeve nga fatkeqësitë natyrore;
6. Shqyrtimi i Draft – Rregullores për dhënien në shfrytëzim të pronës së paluajtshme të komunës për periudhën deri në një vit;
7. Shqyrtimi Draft – Strategjisë për Mbrojtje nga Dhuna në Familje 2024 – 2027;
8. Njoftim i Drejtorisë për Arsim për përgatitjen e vitit shkollor 2024 – 2027;
9. Shqyrtimi i kërkesave;
10. Të ndryshme.
Pikat e rendit të ditës u votuan me shumicë votash dhe njëzëri nga anëtaret e kuvendit.