Republika e Kosoves

Deçan

U mbajt mbledhja e VIll-të e KPF-së

2024/09/24 - 9:27

Mbledhjen e udhëheqi, z. Florim Mataj . Të pranishëm ishin anëtarët e KPF-së, drejtoresha për Buxhet dhe Financa, znj. Dafina Cacaj, drejtori për Arsim, z. Besnik Hulaj, drejtori për Ekonomi dhe Zhvillim, z. Isuf Demhasaj dhe zyrtar tjerë.
Ne këtë mbledhje u diskuta për këto pika:
1. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;
2. Shqyrtimi i Buxhetit për vitet 2025-2027;
3. Raporti gjashtëmujor i Kryetarit të Komunës;
4. Shqyertimi i raportit gjashtëmujor të Komitetit të Komuniteteve;
5. Shqyrtimi i Raportit të vlerësimit të dëmeve nga fatkeqësitë natyrore;
6. Shqyrtimi i Draft – Rregullores për dhënien në shfrytëzim të pronës së paluajtshme të komunës për periudhën deri në një vit;
7. Shqyrtimi Draft – Strategjisë për Mbrojtje nga Dhuna në Familje 2024 – 2027;
8. Njoftim i Drejtorisë për Arsim për përgatitjen e vitit shkollor 2024 – 2027;
9. Shqyrtimi i kërkesave;
10. Të ndryshme.
Pas miratimit të procesverbakit nga mbledhja e kaluar, mbledhja vazhdoj me pika tjera. Të gjitha pikat kaluan për shqyrtim në seancën e rregullt të mbledhjes së Kuvendit, e cila do të mbahet me datë: 26.09.2024.