Republika e Kosoves

Deçan

Urimi i Kryetarit të Komunës Bashkim Ramosaj me rastin e festës së Fitër Bajramit

2019/06/03 - 1:40

Në këtë ditë të veçantë, pas përfundimit të muajit të madhërishëm të Ramazanit, muajit të sakrificës, paqes e solidaritetit u uroj gjithë besimtarëve myslimanë, festën e Fitër Bajramit. Misioni i vetëm i këtij muaji të shenjtë dhe i festës së Fitër Bajramit, është solidariteti i plotë përmes urisë, përmes këtij përkushtimi dhe përmes ndarjes së të mirave të sofrës me të tjerët.

Uroj që çdo familje të ketë gëzim, begati, dashuri dhe të mira në jetë.

Gëzuar Fitër Bajrami për të gjithë .

Sinqerisht nga Bashkim Ramosaj