Republika e Kosoves

Deçan

Zjarrfikësit e Komunës së Deçanit lokalizojnë zjarret dhe largojnë rrezikun digjen mbi 60 hektarë më pyje

2019/03/26 - 12:03

Pothuajse tre ditë pa ndalë zjarrfikësit e komunës  së Deçanit deri në orët e vona të natës kanë qene të angazhuar për të   lokalizuar zjarrin i cili kishte përfshi një pjesë  jashtëzakonisht të madhe të pyjeve të komunën së Deçanit.

Kryetari i komunës z.Bashkim Ramosaj , më bashkëpunëtorë kishte dal në vendin e ngjarjes për të pa nga afër situatën e krijuar, nga aty u njoftua se nga pakujdesia e qytetarëve, duke djegur mbeturina ka sjell deri tek këto pasoja të cilat konsiderohen të jen jashtëzakonisht të mëdha . Këtij aksioni për shuarjen e zjarrit u janë bashkuar gjatë vikendit edhe ekipet e KFOR-it më anë të helikopterëve , Ekipe e Zjarrfikësve të Deçanit , Ekipe te Zjarrfikësve të Pjesë, policia  dhe qytetarë vullnetarë  edhe përkundër përpjekjeve  nuk arritën që të  lokalizojnë zjarret gjatë vikendit  .Ditën e hëne gjatë ter ditës Ekipe e Zjarrfikësve të Deçanit, edhe përkundër terrenit jo të përshtatshme në bjeshke kanë   arritur që në orët e vona të mbrëmjes të  lokalizojnë zjarrin. Sot në  mëngjes  janë vizitu prapë këto vatra nga këto ekipe ku kanë qen të përfshira nga zjarri dhe sipas raporteve të gjitha vatrat e zjarreve tashmë janë lokalizuar dhe janë nën kontrolle, duke llogaritur së janë shkaktuar dëme jashtëzakonisht të mëdha ku mbi 60 hektarë pyje janë djegur kryesisht më shkurre, lajthi , bung, dhe gështenje.

Kryetari i komunës z.Bashkim Ramosaj, dhe brigada e zjarrfikësve të Deçanit, ju bëjnë apel qytetaret që të jene më të kujdesshëm kur frekuentojnë bjeshkët të mos ndezin zjarre për të djegur këto bukuri natyrore .

Lutën qytetarët që për ç’do ratës të telefonojnë  në numrin pa pagës  të zjarrfikësve 193 ose në  fiks: 0390363342