2022/07/06 - 4:36
Duke marrë parasyshë nevojën për parkingje, gjatë këtij muaji duke filluar nga sot, 06 korrik 2022, kryetari i komunës së Dragashit, z. Xheladini ka marrë vendim, për të lehtësuar lëvizjen e bashkatdhetarëve dhe qytetarëve të komunës sonë.
Ky vendim, bën të ditur se Drejtoria për Arsim, ka lejuar shfrytëzimin e oborreve të shkollave të komunës sonë si parkingje për bashkatdhetarët dhe qytetarët e komunës sonë pa ndonjë pagesë.
Vendimi vlen deri më 20 gusht 2022.
Për implementimin e ketijë vendimi do të kujdeset drejtoria për Arsim.