Republika e Kosoves

Dragash

Kryetari Shaban Shabani ndanë mirënjohje për Halil Kastratin

2018/03/28 - 6:07

Në shenjë mirënjohje dhe falënderimi për kontributin e dhënë për qytetarët në nevojë nga komuna jonë, kryetari i komunës Shaban Shabani priti në takim përfaqësuesit e Shoqatës “Jetimat e Ballkanit” të kryesuar nga z. Halil Kastrati. Në takim u bashkëbisedua për vazhdimin e mbështetjes edhe në të ardhmen për gjithë ata qytetarë që janë në nevojë!
Për kontributin e dhënë kryetari ndau mirënjohje për z. Kastrati për angazhim të jashtëzakonshëm në fushën e humanizmit.