Republika e Kosoves

Dragash

Aktivitetet për nder të Epopesë së UÇK-së

2021/03/07 - 5:34

Sot, me rastin e 23 vjetorit të Epopesë së UÇK-së bëmë homazhe tek Shtatorja e Adem Jasharit, Varrezat e Dëshmorëve në Dragash dhe në fshatin Buqe.

Poashtu, përkujtojmë se për nder të 23 vjetorit të kësaj date po zhvillohet turneu i futbollit të vogël me institucione, ku nesër me fillim nga ora 14:00, në Q.S “Qëndresa”, mbahet finalja e këtij turneu, me finalist “Arsimtarët e edukatës fizike e drejtorët e shkollave” kundër Veteranëve të KF Opojës”

Ndërsa, të hënën, 08.03.2021, duke filluar nga ora 11:30, në shkollën e mesme “Ruzhdi Berisha”, do të mbahet finalja e futbollit me nxënës të shkollës së mesme.