Republika e Kosoves

Dragash

Ambasadori amerikan Greg Delawie vizitoj komunen e Dragashit

2018/06/28 - 4:36

Dje komunën tonë e vizitoi ambasadori amerikan Greg Delawie, ku u takua me kryetarin Shabani dhe zyrtarë të tjerë nga ekzekutivi i komunës. Në takim u diskutua për të arriturat dhe sfidat me të cilat ballafaqohet komuna jonë. U diskutua edhe për prioritet e përcaktuara nga komuna si mundesi për investime që do të ndikonte në zhvillimin ekonomik për të siguruar një mirëqenje edhe më të mirë për të gjithë qytetarët tanë.