Republika e Kosoves

Dragash

Ambasadori Qemal Minxhozi dhe Komandanti i policisë kufitare Nexhmi Krasniqi vizituan komunën e Dragashit

2020/09/10 - 8:27

Kryetari i komunës së Dragashit Shaban Shabani me bashkëpunëtorë priti në takim Ambasadorin e Republikës së Shqipërisë z.Qemal Minxhozi dhe drejtorin e Policisë kufitare z.Nexhmi Krasniqi.

Kryetari Shabani njoftoi të pranishmit me të gjithë të arriturat e deritanishme dhe sfidat me të cilat po përballet komuna e Dragashit. Në takim u diskutua për avancimin e projekteve ndërkufitare në fushën e infrastrukturës për lëvizjen e lirë dhe krijimin e kushteve sa më të mira për qytetarët.