Republika e Kosoves

Dragash

Bibloteka “Ymridin Çengaj” pranoi librat si donacion i Ministrisë për Kulturë, Rini dhe Sport

2019/07/12 - 9:54

Rreth 135 tituj nga autorë të ndryshëm shqiptarë të botuara gjatë vitit 2017-2018 tanimë mund të gjenden në Biblotekën “Ymridin Çengaj” në Dragash.
Këto libra u dhuruan nga Ministria për Kulturë Rini dhe Sport në një ceremoni në Biblotekën Kombëtare të Kosovës, ku prezent ishin Drejtori për Kulturë Rini dhe Sport, z. Lirim Hajredini dhe Menaxheri i Biblotekës “Ymridin Çengaj, z. Azi Rifaj”.
Lexuesit tanë i mirëpresim me tituj të rinjë.